Lidhja e Historianëve "Ali Hadri" thotë se Hoti kapitulloi para Manastirit të Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reagur lidhur me marrëveshjen e kryeministrit Hoti me përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.

Historianët kanë thënë se sipas deklaratës së kryeministrit Hoti (pasi marrëveshja nuk është bërë publike), nuk është asgjë më shumë se sa vënie nën kontroll e pasurive të Deçanit nga ana e Manastirit, kurse moslejimi i ndërtimit të rrugës nëpër rrugën ekzistuese është kapitullim i kyreministrit para Manastirit.

Historianët kanë theksuar se devijimi i rrugës është i papranueshëm sepse sipas tyre kjo paraqet dëm për të ardhmen e Deçanit ku edhe në marrëveshje me Serbinë po flitet për objektet ortodokse.

Lidhja e Historianëve më tej ka thënë se asnjë prej manastireve nuk janë të Serbisë por të shqiptarëve autoktonë, të cilat janë okupuar qysh në kohën e Stefan Dushanit.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”:

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj marrëveshjes se radhës të dëmshme të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar siç ka theksuar kryeministrit Hoti nga ai dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se sipas deklaratës së kryeministrit Hoti (pasi që marrëveshja nuk është bere publike), se kjo marrëveshje nuk është asgjë me shumë se sa vënie nën kontroll e pasurive të qytetarëve të Deçanit nga Manastiri i Deçanit dhe mos lejimin e ndërtimit të rrugës neper rrugën ekzistuese e cila lidhe Deçanin me qytetit e Plavës dhe kapitullim i kryeministrit Hoti para Manastirit të Deçanit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tentimi për të mjegulluar se po ndërtohet rruga Deçan-Plavë neper trasenë ekzistuese, thjeshtë janë propaganda dhe asgjë me shumë. Çdo devijim i rrugës Deçan-Plavë me bypass apo edhe me rruge alternative-devijues nga rruga ekzistuese janë të papranueshme dhe tepër të dëmshme për të ardhmen e Deçanit, kjo ngase tashme po flitet se në njërën nga pikat e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jenë edhe objektet sakrale ortodokse të okupuara dhe uzurpuara nga sllavët.
Asnjë manastir apo edhe kishë ortodokse në Kosovë, nuk janë serbe as të Serbisë. Ato janë të shqiptarëve autokton. Janë të uzurpuara dhe të okupuara me shekuj nga sllavët e ardhur në Ballkan qysh në shekullin VII dhe serbet në Kosovës qysh në kohën e Stefan Dushanit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që rruga Deçan-Plavë të ndërtohet neper trasenë ekzistuese e cila bie përgjatë rrugës në afërsi të Manastirit të Deçanit, rrugë kjo e cila lidhë pjesën e vendbanimeve të Deçanit me pasurit e tyre malore.
Ne, kërkojmë që institucionet lokale dhe ato qendrore të mos bien preh e politikave të Manastirit të Deçanit dhe assesi të mos lejohet joshja e mëtejme e personelit të këtij manastirit, personel i cili ditë e natë punon kundër Kosovës dhe të ardhmes se saj.
Pra, mund të përfundojmë se kjo marrëveshje nuk është asgjë me shumë se sa implementim i Memorandumit që kishte ofruam vite me parë nga ish ambasadori gjerman në Kosovës, Peter Blomyer, dhe tentim për të zbatuar jashtë ligjshëm dhe në mënyre anti kushtetuese vendimin e majit të vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, vendim ky që është i bazuar në ligjet dhe vendimet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviqit.
Për ne, janë të papranueshme marrëveshjet e këqija për Deçanin dhe qytetarët e saj.
Athua është rastësi se si sot Zyra për Rregullimin e Energjisë, ka lejuar jashtëligjshëm operimin e Hidrocentraleve përgjatë Lumëbardhit të Deçanit, hidrocentrale këto që janë ndërtuar në kundërshtim më gjitha normat ligjore të Zonës së Veçante të Mbrojtur. Pra, kur është në pyetje interesi i Manastirit të Deçanit, institucionet tona heshtin dhe kapitullojnë pa zë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bënë thirrje kryeministrit Hoti, që të publikoj në tërësi marrëveshjen e radhës të dëmshme për Deçanin dhe banorët e tije.”

Sot është arritur marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit.

Arrihet marrëveshja për përdorimin e rrugëve që kalojnë pranë Manastirit të Deçanit