Liderja skoceze kërkon mandat të ri për pavarësinë e Skocisë

Nicola Sturgeon, liderja e Partisë Kombëtare Skoceze, SNP, e ka sfiduar Boris Johnson t’i japë Skocisë kompetencat për të mbajtur një referendum të dytë të pavarësisë tani kur SNP ka shënuar fitore në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe të cilat u mbajtën të enjten, më 12 dhjetor.

Ministri i parë i Westminister deklaroi se ajo ka fituar “një mandat të rinovuar, të rifreskuar dhe forcuar” për të bërë thirrje për votë pavarësie pas fitores të 47 nga 59 ulëset në Parlamentin Britanik, 11 më shumë sesa në vitin 2017, raporton The Guardian.

Në rezultatin që po cilësohet si dramatik, SNP e ka mposhtur Jo Swinson, lideren e Liberal Demokratëve, në Dunbartonshire  Lindore me 149 vota, duke e lënë këtë parti pa një lider.

Sturgeon deklaroi të premten se Konservatorët e kishin përqendruar fushatën e tyre në Skoci në kundërshtimin e një referendumi të dytë, por ishin mposhtur dukshëm mirë, të goditur nga një seri humbjesh në ulëse, ne vendet si Stirling, Angus dhe Gordon.

“Unë nuk them se secili person i cili votoi SNP dje domosdoshmërisht do të mbështesë pavarësinë, por ka pasur një miratim të fortë në këto zgjedhje që i jep Skocisë një mundësi mbi të ardhmen tonë; që të mos kemi nevojë të përkrahim një qeveri konservatore për të cilën ne nuk votuam dhe nuk duhej të pranonim jetën tonë si një komb jashtë BE-së, “deklaroi ajo.

Strategë nga SNP thonë se rëndësia e fitores së kësaj partie, iu dha peshë më të madhe rezultatit të zgjedhjeve në Angli, ku konservatorët fituan një shumicë të konsiderueshme të votave të përgjithshme.

Sa për krahasim, në Skoci konservatorët patën një zgjedhje shumë të vështirë, duke mbajtur vetëm gjashtë nga 13 vendet që i kishin fituar në vitin 2017. Laburistët u poshtëruan, duke humbur gjashtë nga shtatë vendet që ata i mbanin në SNP, duke vënë në dyshim deklarimet më se të sigurta të Partisë Laburiste të bëra në javën e fundit të fushatës se kjo parti do t’i ruajë ulëset aktuale si dhe do ti fitojë edhe më shumë të tjera.

Deputeti i vetëm i mbijetuar i laburistëve në Skoci mbeti përsëri Ian Murray, i cili arriti ta ruajë Edinburgh-un e Jugut me një shumicë të konsiderueshme votash. Murray, një kritik i Jeremy Corbyn, ishte deputeti i vetëm Skocez nga kampi laburist pas fitores së SNP-së në vitin 2015.

Zyrtarisht, SNP fitoi një vend shtesë në Kirkcaldy dhe Cowdenbeath por kandidati fitimtar atje, Neale Hanvey, u pezullua nga partia në fund të nëntorit për shkak të dy postimeve antisemitike të bëra në mediat sociale.

Sturgeon tashmë ka premtuar që zyrtarisht do t’i kërkojë kompetencat nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të mbajtur një referendum të dytë para Krishtlindjes, por zgjodhi që për momentin të mos përqëndrohet në atë opsion duke iu gëzuar fitores së partisë së saj në zgjedhjet që u mbajtën të enjten.

Në vend të kësaj, ajo kërkoi që Johnson të përgjigjet, duke e ditur që ai është i sigurt se do ta refuzojë atë kërkesë, duke e shtyrë Mbretërinë e Bashkuar në skaj të një krize kushtetuese. “Sapo kam fituar zgjedhjet mbi fuqinë e argumentit se është e drejtë e Skocisë për të zgjedhur,” deklaroi ajo. “I takon konservatorëve që të vendosin se cili është plani i tyre B tani kur planit tim A zilja sapo i ka rënë.”

SNP ka humbur në shumicën e vendeve në të cilat besonte se do ti fitonte.

Pavarësisht faktit se SNP gëzoi një numër të madh përfitimesh të papritura pasi Sturgeon ndërtoi një koalicion të votuesve pro-BE dhe anti-konservatorë në pjesë të tjera të Skocisë.

Anëtarë të partisë Kosnervatore pranuan se Johnson ishte një udhëheqës jopopullor për shumë votues të konservatorëve skocezë, ndërsa votuesit e moderuar të Laburistëve dhe Liberal-demokratëve në bastionet e konservatorëve ishin të pavendosur si rezultat i përfshirjes me vonesë të Sturgeon në fushatën duke u përqendruar vetëm në mposhtjen e Boris Johnson dhe parandalimin e Brexit.

Laburisti, Ian Murray,  deklaroi se niveli i humbjes së laburistëve në Skoci, një vend në të cilin Partia Laburiste dikur ishte dominante, ishte dëshmi se sa pak respekt kishin votuesit e Laburistëve për Corbyn, i cili tani duhet ta marrë në konsideratë dorëheqjen e tij.

“Përgjegjësia mbetet gjithmonë tek lidershipi. Kam trokitur në 11,000 dyer [në Jugun e Edinburgh] dhe ai (Corbyn) ka qenë problemi, dhe ne ose e pranojmë atë dhe reflektojmë për këtë dhe bëjmë diçka në lidhje me të, ose ne nuk meritojmë të jemi në pushtet. ”

Strategë të Sturgeon fillimisht ishin skeptikë në lidhje me sondazhin nga Ipsos Mori i cili parashikonte që SNP të fitonte 55 vende sepse Skocia ka një numër të madh ulësesh margjinale.  Sidoqoftë, pas publikimit të rezultateve  të cilat shfaqnin një rritje të madhe të SNP-së parashikimet e rishikuara nga BBC sugjeruan që SNP do të fitojë 52 vende.

Richard Leonard, lider i laburistëve skocezë, kundërshtoi sugjerimet se ai duhet të jepte dorëheqjen dhe mohoi që Corbyn të fajësohej për humbjet e partisë.

Sipas Richard Leonard, “vështirësia me të cilat jemi përballur kanë të bëjnë me atë se fushata u mbizotërua nga pyetjet kushtetuese rreth Brexit dhe pyetjeve rreth kushtetutës skoceze.”

Përgatiti: Nuhi Shala