Lideri i PDK-së vizitën e Kurtit në SHBA e quan ‘ekskursion’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Krasniqit, vizita e Kurtit në SHBA nuk ka qenë vizitë zyrtare ka qenë më shumë vizitë e karakterit privat.

“Keni pa kryeministra e president të mëhershëm të Kosovës që kanë qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjë prej tyre nuk ka qenë në ekskursion siç ka qenë kryeministri Kurti”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK-së shtoi se i gëzohen faktit që udhëheqës të Kosovës të takohen me zyrtarë të lartë por, për Kurtin tha se takime të nivelit meritor nuk ka pasur.

“Takime me këshilltar kanë ekzistuar edhe më herët por kryeministri duhet të hyj në Shtëpinë e Bardhë dhe të takohet me zyrtarë më të larë, nëse jo me presidentin atë herë zëvendës presidentin. Nuk ka qenë as në departamentin e shtetit për ta taku sekretarin e shtetit”, tha ai.

Ndryshe, ja në bërë 10 ditë që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i Qeverisë gjatë kësaj vizite ka takuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, kongresistë dhe senatorë të ndryshëm.