Pamje nga një protestë në Jangon të Mianmarit.

Liderët rajonalë kërkojnë nga ushtria e Mianmarit të ndalë shtypjen e protestave

Liderët rajonalë i kanë bërë thirrje ushtrisë në Minamar që të ndalojë vrasjet dhe dhunën ndaj protestuesve, pas puçit ushtarak të shkurtit të këtij viti dhe të lejojnë një delegacion që ta vizitojë këtë shtet.

Në Xhakarta të shtunën u mbajt një takim mes liderëve të gjysmës së shteteve të Azisë Juglindore me gjeneralin e Minamarit, Min Aung Hlaing.

Shtetet e Azisë Juglindore i kanë bërë thirrje Minamarit që të ndalë shtypjen e protestave pro-demokracisë.

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin gjithashtu tha se shpreson që junta ushtarake në Mianmar do ta marrë në konsideratë rekomandimin e shtetit të tij, që sa më shpejt të lirojë të burgosurit politikë.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo gjithashtu bëri thirrje për dhënien fund të dhunës dhe lirimit të të burgosurve.

Ndërkaq, kryeministri i Singaporti, Lee Hsien Loong u bëri thirrje zyrtarëve të Minamarit, që njihet ndryshe edhe si Birmani, që të lejojë një delegacion të shteteve të Azisë Juglindore dhe një përfaqësuesi të Kombeve të Bashkuara, të vizitojnë Mianmarit.

Ai gjithashtu tha se gjenerali i Mianmarit, Min Aung Hlaing, ka mirëpritur “rolin konstruktiv” të liderëve të rajonit.

Që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, ushtria ka shtypur protestuesit që po kërkojnë rikthimin e demokracisë. Deri më tani, mbi 700 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë burgosur në Mianmar./REL