Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Liburn Aliu: Të gjitha monopolet do të shikohen veç e veç

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë në emisionin “KallxoPernime” se ka një det të madh të monopoleve të vogla.

Aliu ka thënë se ministria që ai drejton, ka formuar komitet të veçantë të auditimit i cili do të  merret me trajtimi e kontratave të tilla.

“Tek të gjitha do të hyjmë rendë veç e veç. Kështu për A-testin, për këtë çështje, kemi pas një takim me dekanin e Fakultetit të Makinerisë, për të parë mundësi që përgjegjësia të kthehet tek ata”, ka thënë ai.

Aliu ka premtuar transparencë edhe për media për të hetuar këto monopole.