Liburn Aliu: Sot jemi shumëfishuar, jemi të parët e kjo falë aktivistëve të LVV-së

Liburn Aliu, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje para qytetarëve të mbledhur në tubimin e thirrur nga LVV, kujtoi kohët e fillimit dhe themelimit të subjektit që i takon.

“Sot është dita e çlirimit të Prishtinës dhe ne po takohemi në këtë shesh që mban me vete kujtime të shumta dhe ende mund të dëgjohen jehonat “liri e barazi, thirrje kjo që ka përcjell këtë shesh me vite. Ne jemi popull kryengritës dhe këmbëngulës që nuk heq dorë. Kjo ditë shënon edhe formimin e LVV që është vazhdim i kësaj përpjekje. Para 15 vitesh themeluam LVV-në pasi thamë që nuk u kry ende mbetet shumë për t`u bërë. Pasi thamë Vetëvendosje deri në çlirim të vendit. Në këto ditë përvjetorësh lëvizja rifreskohet çdoherë mbledh forcat e vazhdon para. Mua kujtesa më kthen te përvjetorët e parë që organizonim në Pejton. Në atë kohë nuk kishte vend as për me i vendos fotografitë. Atëherë ne e kuptonim sa qindra aktivitete i kemi pasur brenda një viti. Kësi soj në përvjetor të tillë plotë kujtesë, shkuan këto vite dhe sot jemi shumëfishuar e s`po na zë sheshi”, tha Aliu.

Gjatë kohës sa Aliu mbante fjalimin, të shumta ishin thirrjet e qytetarëve që bërtisnin “me hajna nuk ka shtet” parullë kjo e përdorur në disa protesta të tjera të LVV-së kundër qeverisjeve të kaluara.

KALLXO.com po transmeton live tubimin e thirrur nga ana e LVV-së.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/973719069750189/

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim siç e ka quajtur paqësor, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të Vetëvendosjes.

Një numër i madh i zyrtarëve policor janë parë rreth e rreth Qeverisë së Kovës. Të njëjtit janë angazhuar për të mbajtur rend gjatë tubimit.