Liburn Aliu - LDK-së: Ku do të shkoni nëse na mbyllni derën?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka drejtuar një pyetje LDK-së pas zhvillimeve të fundit në bisedimet e këtyre partive për formimin e koalicionit qeverisës.

Aliu përmes një postimi në Facebook ka pyetur se ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën LVV-së?

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar Aliu.

Janë bërë më shumë se tre muaj që LVV dhe LDK janë duke zhvilluar takime që të dakordohen për koalicion, por nuk po mund ta arrijnë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ndarjes së posteve.

Takimi i fundit i tyre ishte dje, dhe aty ishin edhe ambasadorët e QUINT-it, por takimi përfundoi pa rezultat.

Kështu që edhe gjashtë ditë i kanë mbetur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Më 20 janar, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mandatuar zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër.

Edhe pak ditë për Kurtin për ta formuar qeverinë

www.kallxo.com