Librun Aliu: LDK-ja dhe PDK-ja janë të njëjta

Ushtruesi i detyrës së shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu deklaroi se LDK-ja dhe PDK-ja janë të njëjta.

Ai tha se në Kosovë janë vetëm dy parti politike.

“LDK dhe PDK-ja janë të njëjta vetëm nuk e dimë kush kë e ka bo. Kemi LVV-në në një anë dhe të gjithë të tjerët bashkë në anën tjetër, ju mund të jeni bashkë edhe pak, t`i bëni dëme këtij vendi edhe pak. Kemi një koalicion dhe një njëjtësi. U bëtë bashkë të gjithë për të rrëzuar qeverinë Kurti”, theksoi ai.

Këto deklarime ai i bëri në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo seancë është thirrur pasi PDK-ja ka thënë se do të votojë këtë projektligj, me kushtin që të pranohen propozimet e tyre.

Ndërkaq, Arben Gashi shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se për herë të parë i duhet të pajtohet me deputetin Aliu.

“Në momente kritike për vendin jemi bo bashkë, Jo me u fsheh me një skutë e me pretenduar popullin atutentik imagjinar, duke pretendu se ndoshta ndonjë ditë ky popull autentik imagjinar do ta nxjerrë liderin e pa kontestueshëm në krye të proceseve. Ne njerëzit e zakonshëm jemi bo bashkë për interesat e vendit jemi bo bashkë edhe me ju e ndoshta edhe në të ardhmen do të bëhemi bashkë për interesat të vendit”, tha Gashi.

Asi shtoi se në politikë gjithçka është e mundshme.