Librazhd, burri dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshorten

Në fshatin Dragostunjë në Librazhd të Shqipërisë një burrë dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se viktima ka qenë e moshës 53-vjeçare.

“Shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”, thuhet në njoftim në Facebook.

Sipas njoftimit, grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.