Liban - Një person i armatosur merr peng stafin e bankës - kërkon tërheqjen e kursimeve të tij

Duke kërkuar tërheqjen e kursimeve të tij, një person i armatosur, 42-vjeçari Bassam al-Sheikh Hussein, është futur në bankën Federale të Bejrutit (Liban) duke kërcënuar se do t’i vë flakën vetës në rast se do të refuzohej nga zyrtarët bankarë që t’i tërhiqte kursimet e tij të bllokuara. Personi i armatosur mbajti disa pengje brenda hapësirave të bankës.

është ky një prej incidenteve të fundit ndërmjet bankave lokale dhe depozituesëve libanzezë të cilët nuk po mund t’i tërheqin kursimet e tyre që nga fillimi i krizës ekonomike që e ka përfshirë këtë vend në vitin 2019. 

Incidenti i lartcekur ka përfunduar me dorëzimin e Husseinit pasi paraprakisht ka marrë një ofertë nga banka  për mundësinë e tërheqjes së një pjese të kurismeve të tij i cili më pas edhe u dorëzua dhe i liroi pengjet, gjithsjet gjashtë prej tyre.

Të paktën gjashtë punonjës të bankës ishin mbajtur peng, sipas një zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret.

Një turmë e cila ishte grumbulluar mbledhur jashtë bankës gjatë bllokimit, me shumë nga kalimtarët duke brohoritur, “Poshtë sundimi i bankave” duke treguar mbështetje për Huseinin pasi besojnë se “gjendja e vështirë e tij është e ka shtyrë atë ta bëjë një gjë të tillë.

Bankat në Liban, e cila po vuan nga kriza më e keqe ekonomike në historinë e saj moderne, kanë zbatuar kufizime të rrepta të tërheqjes për aktivet në valutë të huaj, duke ngrirë efektivisht kursimet e shumë qytetarëve.

Kriza ekonomike e ka vështirusuar shumë rëndë jetën e dy të tretave të popullsisë të jetojnë në varfëri në Liban.

Incidenti i së enjtes vjen pas një incidenti në muajin janar, kur një pronar 37-vjeçar i kafenesë tërhoqi me sukses 50,000 dollarë nga paratë e tij nga një degë banke në Libanin lindor, duke e mbajtur peng stafin e bankës për orë të tëra./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala