Lia e majmunëve nuk është COVID-i i ri, thotë OBSH-ja
Një zyrtar i Orrganizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) ka theksuar të martën(20.08.2024) se mpox – sikur njihet lia e majmunëve – pavarësisht formës së vjetër apo të re, nuk është COVID i ri, raporton Reuters, duke cituar autoritetet që po mundohen ta frenojnë përhapjen e saj.
“Ne mund dhe duhet ta luftojmë mpoxin bashkë”, ka thënë Hans Kluge, drejtor rajonal për Evropë i OBSH-së, në një konferencë për media të martën.
“Prandaj, a do të aktivizojmë sistemet për të kontrolluar dhe eliminuar globalisht mpoxin? Ose ne do të në një tjetër cikël të panikut dhe pakujdesisë? Si do të reagojmë tani dhe në vitet e ardhshme do të jetë test kritik për Evropën dhe botën”, ka thënë ai.
Mpox, sëmundje ngjitëse që shkakton lezione të mbushura dhe simptoma të ngjashme me gripin, është sëmundje që zakonisht shfaqe me shenja të buta, por edhe mund të marrë jetë.
Lloji 1b ka shkaktuar shqetësim botëror sepse duket se përhapet lehtë nëpërmjet kontaktit të ngushtë rutinor.
Një rast i këtij varianti është konfirmuar javën e kaluar në Suedi dhe u ndërlidh me llojin e sëmundjes që po përhapet në Afrikë. Ky u konsiderua rast i parë i përhapjes jashtë kontinentit afrikan. OBSH-ja e ka shpallur sëmundjen ngjitëse emergjencë botërore pas shqetësimeve ndërkombëtare për shkak të variantit të ri të identifikuar.
Kluge ka thënë se fokusi do të jetë varianti 1, me qëllim që të ndihmojë për luftimin e variantit të dytë më pak të ashpër që është përhapur botërisht pas vitit 2022, duke ia mundësuar Evropës të përmirësojë reagimin nëpërmjet këshillave dhe monitorimit më të mirë shëndetësor.
Rreth 100 raste të reja të variantit 2 të lisë së majmunëve raportohen çdo muaj në rajonin e Evropës, ka bërë të ditur Kluge.
Mpox bartet nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë kontaktin seksual, por ndryshe prej pandemive të mëhershme botërore, si COVID-19, nuk ka dëshmi se përhapet lehtë nëpërmjet ajrit.
Autoritetet shëndetësore duhet të jenë të alarmuar dhe fleksibile në rast të versioneve të reja dhe më të transmetueshme, ose ndaj ndryshimit të rrugëve të bartjes, por nuk ka rekomandimeve që njerëzit të mbajnë maska, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com