‘L’Harmattan’ e Parisit boton librin me tregime të autorëve shqiptarë

Brenda muajit të ardhshëm pritet të botohet në Paris të Francës një përmbledhje me tregime të autorëve të ndryshëm shqiptarë në gjuhën frënge.

Përmbledhja “Nus vers l’independance”, me 35 tregime të 35 autorëve shqiptarë pritet të botohen në shkurt të 2020 nga Shtëpia Botuese “L’Harmattan” në Paris.

Libri është përgatitur nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë.

Reshat Sahitaj, kryetar i këtij unioni ka konfirmuar për KALLXO.com botimi e këtij libri në muajin e ardhshëm nga shtëpia botuese parisiene.

“Libri del nga shtypi në Paris gjatë shkurtit të 2020. Aty janë përmbledhur 35 tregime dashurie të 35 autorëve nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë përmbledhje tregimesh të shkurtra, temë dominuese janë rrëfimet e dashurisë gjatë luftës së fundit që përjetoi populli shqiptar, dhe të pas luftës”, ka thënë Sahitaj.

Shkrimtari Sahitaj ka thënë se nëse do të gjejnë mbështetej financiare libri do të promovohet ë Paris, Bruksel dhe në Gjenevë.