Lezhë, breshëri plumbash ndaj veturës së 28-vjeçarit

Një automjet ku udhëtonte një 28-vjeçar dhe i afërmi i tij është qëlluar me armë zjarri në lëvizje e sipër nga persona që lëviznin me një tjetër automjet i cili u largua me shpejtësi pas atentatit, në qytetin e Lezhës në Shqipëri.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se ka qenë një automjet tip Audi brenda të cilit ndodhej edhe një person si pasagjer në pjesën e pasme, i cili ka qëlluar disa herë me pistoletë ndaj fuoristradës ku udhëtonte 28-vjeçari B.P., së bashku me kushëririn e tij, K.P.

Sapo ka dëgjuar të shtënat, i riu ka frenuar dhe është hedhur nga makina, ndërsa automjeti ka vijuar lëvizjen edhe për disa metra duke përfunduar jashtë rruge.

Prokurorët kane marrë kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë dhe po i analizon.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kërkimet për autorët e kësaj ngjarjeje. Për shkak të këtij atentati, lëvizja në superstradën Lezhë – Milot është bllokuar për momentin dhe lëvizja është devijuar.

28-vjeçari nga Miloti nuk është një personazh i njohur, por nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai lëvizte shumë jashtë vendit./A2CNN.