Lezhë, arrestohet 17-vjeçari, dyshohet se vrau një 65-vjeçar për motive hakmarrjeje

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se sot gjatë ditës ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti dyshohet se vrau një 65-vjeçar për motive hakmarrjeje.

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri 65 vjeçarin, dyshohet për motive hakmarrjeje”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se është sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.