Lexojeni aktakuzën e plotë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Gjykata Speciale në faqen e saj zyrtare ka publikuar aktakuzën  kundër ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës (UÇK).

Aktakuza e konfirmuar më 26 tetor 2020 përmend katërshen Hashim Thaçi me nofkën ‘Gjarpëri’, Kadri Veseli me nofkën ‘Luli’, Rexhep Selimi me nofkën ‘Dhjetëshi’ dhe Jakup Krasniqin.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Aktakuzën e plotë në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
Aktakuza Dhomat e Specializuara

Aktakuzën e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

ANNEX 3 to Submission of corrected and public redacted versions of confirmed Indictment and related requests