Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëvizja Vetëvendosje më e votuara në Drenas nga diaspora

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka marrë më së shumti vota nga jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së, për zgjedhjet lokalet të 2021-es.

Kandidati për kryetar të LVV-së, Fejzi Kiqina, ka marrë 39 vota nga diaspora, ndonëse nga rezultatet e përgjithshme renditet i treti.

Në anën tjetër, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci ka 36 vota, Xhavit Drenori nga Iniciativa “Green për Drenas” mori 21 vota duke u radhitur i treti.

Duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Ramiz Lladrovci shkon në balotazh me Driton Ajazin nga “Demokratët për Drenasin”.

Ramiz Lladrovci ka grumbulluar 45,62% ose 10,134 vota, ndërsa Driton Ajazi 30,74% ose 6.829 sosh.

I treti ëshët renditur Fejzi Kiqina nga LVV me 16,91 %. Ndërsa në radhë janë Xhavit Drenori nga Iniciativa Green për Drenasin me 4,04%, Arta Ahmeti-Xhylani nga AAK ka 1,76% dhe Anduena Gllareva nga LDK ka 0,94%.

‘Lëkundja’ e radhës në bastionin e PDK-së