Lëvizja FOL: Vendimet kundër COVID-19 nuk u respektuan në disa raste as nga institucionet

Lëvizja FOL, është shprehur e pakënaqur për mos zbatimin e vendimeve të institucioneve shtetrore për parandalim të COVID-19 nga vetë këto institucione.

Në konferencë u tha se disa instucione u kanë bërë thirrje punonjësve të tyre të dalin në punë edhe pse sipas vendimeve të Qeverisë, stafi në punë duhet të jetë i reduktuar në mënyrë që të mbahet distanca.

“Ne kemi pranuar informata nga punonjësit e institucioneve të ndryshme në nivel qëndror të cilët janë thirruar të dalin në punë nga data 14 shtator, në anën tjetër vendimi i datës 1 korrik  2020 i Qeverisë së Republikës së Kosovës i obligon të gjitha institucionet që të punojnë me staf të reduktuar”, tha Megjide Demolli – Nimani, drejtoresha e Levizjes FOL.

Në anën tjetër Erblin Hoxha, koordinator në Lëvizjen FOL, tha se nga raportimet e 14 shtatorit janë shqiptuar mbi 18 mijë dëmine për moszbatim të masave anti- COVID për qytetarë dhe biznese.

“Ne si Lëvizje FOL e kemi parë shqetësuese trajtimin ndryshe të qytetarëve kundrejt  institucioneve. Nga raportimet e 14 shtatorit së paku nga statistikave të fundit janë shqiptu mbi 18 mijë e 300 dënime për qytetarët dhe bizneset”, tha Hoxha.

Hoxha, tutje tha se nuk e kanë ndonjë shifër nga inspektoriati nëse deri tani kanë dënuar ndonjë person juridik për moszbatim të masave për parandalim të përhapjes së coronavirusit.

Ai, gjithashtu theksoi se Institucionet të cilat vet po i vendosin rregullat për parandalim të COVID-19 nuk po i zbatojnë ato.

“Kemi parë në disa raste edhe më ekstreme dhe të palogjikshem, kur vjen puna vet te Intitucionet që I kanë nxjerr vendimet apo ligje nuk po i respektojnë vetë dhe nuk po merren dënime, mendojmë që kjo është një trajtim  dhe po përdorin standard të dyfishta ”, th ai.

Kujtojmë se disa nga krerët e shtetit nuk i kanë respektuar masat për parandalim të coronavirusti.