Ilustrim

Lëshonin dokumente të falsifikuara të testit COVID-19, arrestohen dy të dyshuar

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua nën dyshimet se kanë falsifikuar dokumente.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 12:55.

Në bazë të njoftimit, dyshohet se të arrestuar kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti COVID-19.

Njësitet relevante policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar tre telefona mobil, dhe dy shtëpiza kompjuteri.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.