Lëshohet vendim për ndalim për Nuredin Lushtakun, policia në kërkim të të njëjtit  

Ish- nënkryetari i Komunës së Skenderajt po kërkohet nga ana e autoriteteve të rendit dhe drejtësisë.

Kështu kanë konfirmuar për KALLXO.com nga ana e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Të njëjtit i është bërë ftesë për ndalim por që nuk është hasur ende nga organet e rendit.

“Është lëshuar vendimi për ndalim por që i njëjti nuk është hasur ende”, ka thënë Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

I njëjti, pra Nuredin Lushtaku gjatë ditës së djeshme është liruar në procedurë të rregullt. Kështu të paktën ka konfirmuar për KALLXO.com avokati i të njëjtit Artan Qerkini.

Ky i fundit tha se ende nuk është informuar për këtë rast.

“Spo mundem me kuptu prokurorinë, ata e kanë pasur në ndalim e kanë liruar tash prapë kanë lëshuar vendim për ndalim nuk po e di çka është”, tha Qerkini për KALLXO.com.

Incidenti me Policinë, deklarohet Nuredin Lushtaku