Lëshohet raketa më e madhe ndonjëherë e SpaceX, por dështon gjatë çmontimit në ajër

Raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë e Space X,  është ngritur nga baza e saj në Boca Chica, Teksas, pas një anulimi që u bë të hënën.

Fluturimi përfundoi shpejt pasi anija kozmike pati atë që kompania e quajti “çmontim të shpejtë të paplanifikuar”, raporton BBC.

Nisja e planifikuar e së hënës u ndalua për shkak të një valvule të ngrirë, sic deklaroi sipërmarrësi Elon Musk.

Raketa po vihet në testim me besimin se mund të sjellë përfundimisht epokë të re udhëtimesh ndërplanetare.

Firma SpaceX e Elon Musk – e cila po përpiqet të zhvillojë një mjet hapësinor të ripërdorshëm – deklaroi se fluturimi i sotëm i testimit pa pilot ishte i suksesshëm, pasi raketa doli nga kulla.

“Ekipet do të vazhdojnë të rishikojnë të dhënat dhe të punojnë drejt testit tonë të ardhshëm të fluturimit,” deklaruan nga SpaceX.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e anijes kozmike pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, theksuan tutje.