Rruga magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Data:26.08.2022. Foto: KALLXO.com.

Lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë - Mitrovicë që ishte shembur vitin e kaluar - VIDEO

Pas më shumë se një viti, është lëshuar për qarkullim komplet rruga magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e të cilës ishte shembur në janar të vitit 2021.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihet që rruga tashmë është rregulluar dhe është lëshuar për qarkullim të automjeteve.

Kjo rrugë ishte shembur më 5 janar të 2021.

Ministria e Infrastrukturës kishte bërë të ditur se rruga është mbyllur në ora 04:00 të mëngjesit atë ditë.

Automjetet që kanë kaluar në ketë rrugë, kanë shfrytëzuar rrugët alternative për në drejtim të Prishtinës.

Rruga magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Foto: KALLXO.com, 26.08.2022.