Lëshohen sirenat në veri të Kosovës, sot pritej të vendoseshin zyrtarët e lartë komunal në komunat veriore

Gjatë ditës së sotme ka qenë e paraparë që zyrtarët e përzgjedhur të lartë komunal së bashku me zyrtarë të KQZ-së, Ministrisë së Pushtetit Lokal të vendosen nëpër komunat me shumicë serbe të cilat tash e sa javë janë duke funksionuar pa kryetarë të komunave për shkak se të njëjtit kanë dhënë dorëheqje.

KALLXO.com mëson se KQZ ka kërkuar tash e disa ditë që gjatë kësaj kohe kur pritej të vendoseshin zyrtarët e lartë komunal që janë përzgjedhur për të zëvendësuar ata të dorëhequrit, të kenë edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Tutje siç mëson KALLXO.com në momentet kur është tentuar zëvendësimi i zyrtarëve të lartë, është lëshuar edhe alarmi në pjesën veriore të Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Deri më tani sipas Kryeprokurorit Ismet Ujkani ka vetëm informata për një ngjarje të tillë.

KQZ cakton 4 U.D. të zyrtarëve komunal të zgjedhjeve në veri, vijnë nga komunat e tjera