
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Leposhtica: KQZ nuk e ka kryer detyrën në rastin e Etem Arifit
Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e KALLXO.com ka komentuar procesin e certifikimit të ish-deputetit Etem Arifi.
Sipas tij, KQZ nuk e ka kryer detyrën e saj në raport me certifikimin e deputetit Arifi.
“Është munduar me qitë në rrugë në KQZ, që një vendim i Gjykatës Supreme në Kosovë nuk duhet të aplikohet në të gjitha rastet. Këtë e ka qartësuar disa herë”, tha Leposhtica.
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë duke shpallur përfundimisht Qeverinë Hoti si antikushtetuese.
Brenda 40 ditëve të ardhshme pritet të mbahen zgjedhjet.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani pritet që ditëve në vazhdim të caktojë datën e zgjedhjeve.
Të ftuar në emisionin e sotëm janë, Faton Fetahu nga PDK, Tomë Gashi, Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com dhe Labinot Leposhitca nga Zyra e Ligjore e BIRN-it.