Leposaviq, vidhen pije alkoolike nga bodrumi i një shtëpie

Një burrë nga fshati Guvniste i Leposaviqit ka raportuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë bodrumi i shtëpisë së tij prej ku janë vjedhë pije alkoolike, raki.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 9 korrik.