Leposaviq: Tenton të kalojë kufirin ilegalisht, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar dje, një shtetas serb, përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në Leposaviq.

Kjo pasi që i njëjti ishte duke transportuar disa vegla-makina pune dhe duke kaluar kufirin ilegalisht.

Policia njofton se makina dhe malli është dërguar në terminalin doganor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në mbajtje.