Leposaviq: Tenton ta kalojë ilegalisht kufirin me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë dje gjatë orës 16:00 në Komunën e Lesposaviqit.

Sipas Policisë drejtuesi i makinës kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet në procedurë të rregullt.