Ilustrim

Leposaviq: Rrahu një person, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person dy natë më parë në Leposaviq.

Sipas raportit ditor të policisë, i arrestuari dyshohej se pas një mosmarrëveshje kishte rrahur një person tjetër.

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Viktima pas lëndimeve të marra pas rrahjes është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit ndërsa pas intervistimit me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.