
Leposaviq, qytetari raporton në Polici vjedhjen e akumulatorit të veturës
29.1.2023 - 16:39
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur akumulatori i veturës, para dy ditësh në Leposaviq.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi policor, ngjarja ka ndodhur në fshatin Zavrata më 27 janar 2023, rreth orës 11:30.
Vetura, e cila është thënë se ka qenë e parkuar afër shtëpisë së viktimës, po ashtu është njoftuar se iu është thyer xhami i derës së pasagjerit.
“Viktima kosovar ka raportuar se nga vetura e tij të cilën e kishte parkuar afër shtëpisë së tij iu kishte vjedhur akumulatori dhe iu kishte thyer xhami i derës së pasagjerit” – ka thënë Policia.
Tutje është treguar se rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” po vazhdon të hetohet.