Leposaviq - Ia marrin me forcë kazanin e rakisë, ndërhynë Policia

Në fshatin Socanic të Leposaviqit dy burrë i ka marrë kazanin e rakisë një burri tjetër brenda shtëpisë së tij.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit i kanë hapur me forcë derën e shtëpisë nga ku edhe i kanë marrë kazanin e pjekjes së rakisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur me datën 2 nëntor rreth orës 10:40.