Leposaviq, edhe një i vdekur nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Komunat e Veriut janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar shtatë pacientë, përderisa në total janë 80 raste, raporton Kossev.info.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka 31 raste, në Zveçan dhe Zubin Potok janë 19 raste, ndërsa në Leposaviq 11 persona të prekur nga COVID-19.

Shtabi i emergjencave ka njoftuar se është shënuar edhe një viktimë me COVID-19, ndërsa viktima është nga Komuna e Leposaviqit, kështu në Komunat e Veriut janë shënuar 3 viktima.

Shumica e pacientëve janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet e Beogradit dhe të Nishit, ndërsa në Klinikën Infektive në Komunën e Mitrovicës janë duke u trajtuar 21 pacientë.

Ndërsa me shtatë pacientët e shëruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 18 persona.

Kur kanë kaluar 36 ditë që kur është shfaqur rasti i parë me COVId-19 në Kosovë deri më sot janë shënuar në total 510 raste, 93 të shëruar dhe 12 viktima.

Në nivel global numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot 2 milion e 351 mijë persona, ndërsa raportohet për 161 mijë viktima, dhe 600 mijë persona të shëruar.

Nga këto komuna janë rastet e reja me coronavirus