Policia, ilustrim Foto: Pixabay
Leposaviq, dyshohet se një burrë sulmoi ish-bashkëshorten
10.9.2024 - 10:43
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj më datë 08.09.2024, rreth orës 23:30.
Më pas, sipas Policisë, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, mirëpo viktima nuk e ka hapur derën e banesës dhe nuk është lajmëruar në telefon.
Ndërkohë, siç raportohet, viktima është paraqitur në stacion policor me datë 09.09.2024 dhe është intervistuar në lidhje me rastin.
Poashtu, sipas Policisë është intervistuar edhe i dyshuari.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është klasifikuar si ‘sulm’.