Leposaviqi. Foto: Kossev.info

Leposaviq: Arrestohet i dyshuari për kalim ilegal dhe kontrabandë

Një i dyshuar është shoqëruar në Polici pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë dhe i ishte gjetur material plastik pa dokumentacion.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se gjatë kontrollit të veturës, të dyshuarit i ishte gjetur material plastik pa dokumentacion. Pas kontrollit të dyshuarit i është konfiskuar vetura .

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:50 në Leposaviq.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra.