
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një veture
19-vjeçari me inicialet N.K. është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka vjedhur një veturë.
Siç njoftojnë organet e rendit, rasti është raportuar në stacionin policor në Leposaviq të dielën më 19.01.2025 rreth orës 03:10.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti pas përfundimit të procedurave policore i kthehet pronarit.
“Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.