Leonora Shabani: Familjet e strehuara deri tani janë të mandatit të parë

Leonora Shabani- Bajraktari, këshilltare nga radhët e LVV në Prishtinë, ka thënë se familjet e strehuara deri tani janë të mandatit të parë.

Ajo në debattin “Jeta në Komunë” ka deklaruar se Ahmeti ka pasur si ide t’i obligojë bizneset që merren me ndërtim që të sistemojnë deri në tre familje në nevojë.

“51 familje që janë strehuar janë të mandatit të parë, kurse tash nuk është sistemuar asnjë familje që ka nevojë për strehim. Kur i kemi pyetur, kanë dhënë një ide, se do i obligonte të gjitha bizneset që mirren më ndërtim që t’i sistemonin nga dy ose tre familje por asgjë deri tani,” ka thënë Shabani.

Shpend Ahmeti pati premtuar që gjatë këtij mandati do t’i strehojë 250 familje nga 3 deri në 5 vite.

Deri tani, në vitin e tretë të këtij mandati, janë strehuar vetëm 53 familje.