Leonora Shabani: E premtuar më 2015, qendra për personat me autizëm dhe ata me sindromën Down ende nuk është ndërtuar

Leonora Shabani, këshilltare nga LVV tha se ende nuk ka filluar ndërtimi i qendrës për personat me autizëm dhe sindromën down.

Ajo tutje në debatin “Jeta në Komunë” tha se është habitur me rapotin e GAP që e paraqesin si projekt të realizuar.

“Unë u habita që ai ka thënë se ka filluar sepse jam edhe bashkethemeluese, vajzën e kam pasur të prekur me Down sindromë, ajo ka ndërruar jetë para gjashtë viteve. Nuk është ndërtuar, është ndarë parcela kurse një kohë të gjatë ka pasur problem me prokurimin, tani i është dorëzur organizatës turke TIKA e cila do jetë ndërtues. Më ka bërë përshtypje sepse në raportin e GAP del që komuna e ka realizuar këtë por në fakt nuk është bërë”, tha Shabani.

Shabani tutje tha se ky projekt është premtuar që nga viti 2015, pra nuk është premtim vetëm i këtij mandati.

.