
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Lëndoi këmbën derisa ishte duke luajtur me armë, arrestohet i dyshuari në Istog
31.1.2025 - 10:39
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, për shkak se i njëjti derisa kishte luajtur me një armë kishte lënduar këmbën.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe arma është konfiskuar.
Rasti ka ndodhur më 30.01.2025, rreth orës 03:20, në fshatin Vrellë në Istog.
Sipas Raportit policor, rasti po trajtohet si: “përdorim i armës, armëmbajtje pa leje dhe deklarim i rremë”.