Ashensori. Foto: Flickr

Lëndohet rëndë një person në Lipjan pas rënies së ashensorit

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e dëmtimit të një ashensori në Lipjan.

Rasti sipas policisë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:00.

Policia ka bërë të ditur se viktima derisa ishte duke punuar, ashensori është dëmtuar dhe ka rënë poshtë.

Në njoftim thuhet se viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori i cili e ka cilësuar veprën si dëmtim i pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në punë.