Foto: Ilustrim
Lëndohet rëndë në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë në Fushë Kosovë
27.2.2021 - 11:02
Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e tij të punës.
Më pas, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Policia ka arrestuar pronarin dhe mbikëqyrësin e firmës ku ka punuar viktima.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje në orët e pasdites.