Ilustrim

Lëndohet polici, dhe arrestohen dy persona pas përleshjes në Obiliq

Një zyrtar policor është lënduar dhe dy qytetar janë arrestuar, pas një përleshjeje që ka ndodhur ditën e djeshme në Obiliq.

Dy të arrestuarit ishin përfshirë në rrahje, ndërsa sipas të Policisë, gjatë ndërhyrjes pjesëtari policor ka pësuar lëndime fizike, për çka i është dashur tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar e rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.