
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës. Foto: Facebook
Lëndohet një skiator në Brezovicë
16.3.2023 - 17:49
Një qytetar është lënduar sot gjatë kohës sa ishte duke skiuar në Brezovicë.
Këshu ka njoftuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Në këtë njoftim është thënë se këta të fundit së bashku me pjesëtarët e kërkim-shpëtimit malor të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer me sukses dhënien e ndihmës së parë dhe evakuimin.



