Lëndohet një punëtor në Suharekë, dërgohet në QKUK për mjekim

Një punëtor nga Suhareka dje është lënduar në vendin e tij të punës.

Sipas Policisë, ai e ka lënduar dorën në një makinë.

Tutje është bërë e ditur se punëtori ka qenë duke u trajtuar fillimisht në emergjencën e Suharekës e më pas është dërguar në QKUK dhe po vazhdon të trajtohet.

Policia ka shtuar se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti që ka ndodhur në ora 11:52 vazhdon të hetohet.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në Kosovë, në vitin 2021, nëntë qytetarë kanë humbur jetën në vend të punës, 40 kanë marrë lëndime të rënda dhe 139 lëndime të lehta.

Kurse, në periudhën 2016-2020,  74 qytetarë kanë vdekur në vend të punës, kurse 530 janë lënduar.

Vdekjet, lëndimet në vendet e punës e mungesa e kontratave, sfidat kryesore të punëtorëve të Kosovës