Lëndohet një punëtor në Malishevë, dërgohet në QKUK

Një person është lënduar dje në vendin e tij të punës në Malishevë.

Policia ka njoftuar se personi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Tutje është bërë e ditur se Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në ora 16:40 në rrugën ‘Adem Jashari’.

Në raportin e Policisë, nuk është bërë e ditur nëse inspektori i punës ka qenë në vendin e ngjarjes.

Sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, “punëdhënësi i përgjigjet të punësuarit për dëmet e shkaktuara nga lëndimi në punë, sëmundjet profesionale ose sëmundjet e lidhura me punën, sipas parimit të përgjegjësisë objektive të së drejtës së detyrimeve”.

Po ashtu, sipas Ligjit, “në rastet kur ka ndodhur aksidenti me pasojë lëndimin apo vdekjen e të punësuarit, punëdhënësi është i detyruar ta lajmërojë menjëherë inspektorin e punës”.