Lëndohet një punëtor në Ferizaj

Një punëtor dje në Ferizaj ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga skelat gjatë punës në një objekt ndërtimi.

Sipas raportit të Policisë, ai ka pësuar frakturë në këmbë.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe inspektorët komunal të punës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti është raportuar në ora 13:00.

Sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, “punëdhënësi i përgjigjet të punësuarit për dëmet e shkaktuara nga lëndimi në punë, sëmundjet profesionale ose sëmundjet e lidhura me punën, sipas parimit të përgjegjësisë objektive të së drejtës së detyrimeve”.

Po ashtu, sipas Ligjit, “në rastet kur ka ndodhur aksidenti me pasojë lëndimin apo vdekjen e të punësuarit, punëdhënësi është i detyruar ta lajmërojë menjëherë inspektorin e punës”.