Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Lëndohet një punëtor gjatë punës në një fabrikë në Rahovec

Një punëtor ka marrë lëndime trupore gjatë kohës sa ishte duke punuar në një fabrikë në fshatin Xërxë në Komunën e Rahovecit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12 ndërsa burri ishte dërguar në spitalin e Gjakovës nga bashkëpunëtorët e tij.

Të njëjtit i është dhënë ndihma e parë e më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Pronari i fabrikës është arrestuar dhe është intervistuar.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori kujdestar ndërsa pas intervistimit pronari i fabrikës është liruar në procedurë të rregullt.