Lëndohet një punëtor, bie nga skelet

Policia ka njoftuar se një person është lënduar pasi që dyshohet se ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:40 dhe viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar është arrestuar pronari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.