Lëndohet një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit në aeroportin e Prishtinës

Një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar dje në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Është raportuar se viktima, shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan”, ka njoftuar PK.

Sipas Policisë, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor.