Ilustrim

Lëndohet një person në vendin e punës në Obiliq

Policia ka njoftuar që një person në Obiliq është lënduar aksidentalisht në vendin ku ai punonte.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 14:40.

Policia bëri të ditur që viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK.

Sipas Policisë, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”- thuhet në raportin policor.