Ilustrim, Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëndohet një person në Malishevë, bie nga lartësia në vendin e punës

Një burrë në Malishevë ka marrë lëndime trupore pasi dyshohet se ka rrëshqitur nga një lartësi deri sa ishte duke punuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:23.

Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Malishevë është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në Prizren, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së në vendin e ngjarjes ka dal inspektori i punës dhe rasti mbetet nën hetime.