Foto: KALLXO.com

Lëndohet një minator në minierën e Trepçës

Një punëtor i Trepçës ka pësuar lëndime në horizontin e dhjetë të minierës.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur derisa punëtori ishte duke kryer një inspektim dhe i njëjti ka rënë nga në një gropë të thellë rreth dy metra.

Policia njofton se viktimës i është dhënë trajtimi mjekësor.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.