Lëndohet në vendin e punës një 37-vjeçar nga Kaçaniku

Një 37-vjeçar nga Kaçaniku ka pësuar lëndime trupore gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se viktima ka pësuar lëndime në dorën e djathtë dhe se për të njëjtat fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe më pas në Qendrën Emergjente në Ferizaj, prej ku edhe është liruar për në shtëpi.

“Sot rreth orës 09:00, Policia ka pranuar një informacion se në fshatin Kaçanik i Vjetër të Kaçanikut,  personi me inicialet F.M i moshës 37-vjeçare nga Kaçaniku, derisa ishte duke punuar, kishte pësuar lëndime në dorën e djathtë”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe inspektorët rajonal të punës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është inicuar rasti “Asgjësim, Dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi ne vendin e punës”.